Sport

VIDEO/ Mourinho rikthehet ai i dikurshmi, nervozohet me vendimin dhe futet në fushë për t’u përleshur me arbitrin

8 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Mourinho rikthehet ai i dikurshmi, nervozohet me vendimin dhe futet

SPANJË-Ishte dashur të ishte një miqësore e qetë verore, por gjyqtari e ktheu atë në një ndeshje me dema. Në Spanjë, Roma nuk arriti të gjejë fitore kundër Betis Sevilla duke humbur me shifra 5-2. Një përballje që prodhoi dhe katër kartona të kuq për Romën, gjithçka nisi kur Real Betis shënoi golin e avantazhit 3-2, por lojtari spanjoll shënoi falë ndihmës së dorës.

Arbitri nuk e pa rastin në fjalë dhe e cilësoi si të rregullt. Kaq mjaftoi që të niste kaosi. Pelegrini dhe Mancini u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë për të dalë me të kuqin për shkakun e protestave.

 

Álex Moreno se ayuda del brazo para marcar el 3-2 ante la Roma, el árbitro no anula el gol y Lorenzo Pellegrini y Mourinho son expulsados por las protestas. Pésimo arbitraje pic.twitter.com/DVuKY9jd4M

— ⚽️ (@futprofeta) August 7, 2021

Mourinho nuk priti më gjatë dhe hyri në fushën e blertë për t’u përleshur me arbitrin, duke parë kartonin e kuq para syve. E si për të përmbyllur listën e ndëshkimeve ishte Kardsorp që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 79 për t’ia bërë Betis më të lehtë që të fitonte 5-2.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mourinho roma mourinho roma

Sondazh

Poll