Sport

44 trofe në karrierën e tij, askush si Dani Alves, braziliani vendos rekord pas fitimit të medaljes së artë

7 Gusht 2021, 20:51 Nga DOSJA
44 trofe në karrierën e tij, askush si Dani Alves, braziliani vendos

JAPONI-Dani Alves fitoi si kapiten i Brazilit medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Fitorja 2-1 kundër Spanjës në finale, shënoi një arritje tjetër rekord për mbrojtësin 38-vjeçar.

Gjatë karrierës së tij, të karakterizuar mbi të gjitha nga titujt e fituar në Europë me ekipin katalanas, lojtari ka ngritur disa trofe dhe me Brazilin.Dani Alves është lojtari më i suksesshëm në historinë e futbollit, pasi ka fituar 44 trofe zyrtarë gjatë karrierës së tij, përfshirë ato që fitoi me Bahia në Brazil para udhëtimit të tij në Europë.

Sa tituj ka fituar Dani Alves në karrierën e tij?

Dani Alves në fakt ka fituar 1 Kupë me Bahia, dhe më pas vazhdon me 23 tituj me Barcelonën (6 La Liga, 3 Champions League, 3 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Europiane, 4 Kupa dhe 4 Superkupa Spanje), pastaj 6 titujt me PSG (2 Ligue 1, 1 Kupë France, 2 Superkupa franceze dhe 1 Kupë e Ligës Franceze), së pari 5 titujt me Sevilla -n dhe më pas 2 trofe me Juventusin (1 herë Serie A dhe 1 Kupë Italie dhe më pas 1 trofe me San Paulon dhe 6 me Brazilin duke përfshirë 2 Kupat e Konfederatave, 2 Kupa të Amerikës dhe 1 Kupë Bote U20.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil dani alves brazil dani alves

Sondazh

Poll