Politike

Hapja e fushatës së PS, Basha: U mblodhën në furrik, prezantoi kandidatët për burg

1 Qershor 2019, 18:14 Nga DOSJA
Hapja e fushatës së PS, Basha: U mblodhën në furrik,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas prezantimit të kandidatëve të PS dhe hapjes së fushatës zgjedhore.

Basha tha se maxhoranca u mblodh në një furrik pasi sipas tij kishin frikë. Më tej kreu i opozitës tha se ata që sot u prezantuan si kandidat për bashki janë për burg.

“Në një palestër që u mblodhën në një furrik, të gjithë të pandehurit për vjedhjen e Unazës së Re u shprehën se do vijonin marrëzinë e tyre për kapjen e të gjitha pushteteve. Edi Rama me Uriah Heep-in e bashkisë dhe Tualant Yarisin, sot duhet të ishin në burg për këtë aferë preznatuan kandidatët, që nuk janë kandidat për bashki por për burg.”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeministrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ps hap fushaten unaza e re edi rama lulzim basha ps hap fushaten unaza e re

Sondazh

Poll