Rama “deliron” para socialistëve: Kam sfidë me historinë, do e fitojmë bashkë. Le të lehin sa të duan
1 Qershor 2019, 16:02Nga DOSJA
TIRANË-Rama para socialistëve gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka treguar pse është në krye të vendit. Ai tha se është aty për pasion dhe për të shkruar historinë e vendit dhe jo për karrierë politike.
“Për mua kjo detyrë është mision, është pasion, është bindje atdhetare jo karrierë politike. Është një sfidë me historinë dhe mund ta fitojë jo se jam ky që jam, por se kam ju dhe të gjithë Partinë Socialiste. Le të thonë të sa të duan, le të lehin sa të duan, kjo është e vetmja parti që nuk ka tradhëtuar asnjëherë interesin kombëtar. Mbetet forca më e madhe, më e aftë dhe më atdhetarja”, u shpreh Rama.
Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeminsitrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Edi Rama ka kërcënuar dhe njëherë opozitën e cila ka deklaruar se do të pengojë zgjedhjet. Rama tha se të gjithë do të përfundojnë prapa hekurave ...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot gjatë prezantimit të kandidatëve të bashkive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Rama në fjalën e tij ka thënë...
TIRANË- Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhje lokale të 30 qershorit 2019. Në Tiranë, janë prenzatuar 61 kandidatët pë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për tërmeti që ka rënë sot në Korçë dhe ka kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakon...
Skënder Gjinushi braktisi jetën politike për atë akademike, por dorëheqja ndodhi vetëm moralisht pasi në letra ai rezulton edhe kryetar partie dhe Akademie. Sh...
Ish- zëvendësministrja e Financave në Qeverinë Rama, Irena Beqiraj, me një letër të hapur, është shprehur më ashpër se kurrë nga ish-shefit të saj.Keqqeverisja,...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas bërjes publik të lajmit se është shembur tuneli i Qaf Murrizit në Rrugën e Arbrit. Sipas Berishë...