Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Pushteti i tij ka rënë, duhej të ishte larguar me kohë (VD)

1 Qershor 2019, 16:47 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Pushteti i tij ka rënë, duhej

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka publikaur një video për të dhënë mesazhin se Edi Rama nuk ka me shanse të vazhdojë të drejtojë Shqipërinë. 

Në videon e publikuar, kreu i opozitës rendit disa ngjarje që ai quan fakte dhe sipas tij do të duhet ta kishin detyruar një kryeministër normal të jepte dorëheqjen e të largohej pa kosto për vendin.

Ne rastin e Edi Ramës, sipas tij këto ngjarje  lidhen me marrjen e pushtetit me blerjen e votave nëpërmjet krimit dhe parave të korrupsionit.

Basha përmend rreth 20 raste, kur Rama duhet të ishte larguar. 

Pushteti i Edi Ramës ka rënë. Ai duhet të ishte larguar:
Kur i dha pushtet kriminelëve!
Kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues!
Kur Saimir Tahiri doli trafikant dhe blerës votash!
Kur Shqipëria u kthye në hambar droge!
Kur u zbuluan koncesionet e hajdutërisë!
Kur Fatmir Xhafaj mbrojti drogën me shtet!
Kur fshehu 30 milionë euro në Amerikë!
Kur ekonomia u kap nga paratë e krimit!
Kur vodhi votat me dakon dhe Gjiknurin!
Kur shkatërroi pa ligj shtëpitë e njerëzve!
Kur helmoi fëmijët me gaz lotsjellës!
Kur bllokoi rrugën drejt Europës!
Kur grabiti me oligarkët çdo pasuri publike!
Kur tradhtoi integritetin e Kosovës!
Kur zhyti 300 mijë shqiptarë në skamje!
Kur mbylli gjykatat!
Kur ja dorëzoi shtetin banditëve!

Për çlirimin e Shqipërisë nga e keqja!
Asnjë hap pas!”, është ky teksti në videon e Bashës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019 edi rama lulzim basha protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...