Politike

Rama hap fushatën mes brohorimave dhe kërcënon opozitën: Mos luani me zjarrin, durimi ynë s’është dobësi (VD)

1 Qershor 2019, 16:29 Nga DOSJA
Rama hap fushatën mes brohorimave dhe kërcënon opozitën: Mos

TIRANË- Partia Socialiste ka nisur sot zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ceremonia e hapjes së fushatës është zhvilluar në Parkun Olimpik në Tiranë, ku janë prezantuar 61 kandidatët dhe këshilltarët bashkiak. Ceremonia u zhvillua mes brohorimave të socialistëve që kishin mbushur sallën, por dhe të atyre që kishin mbetur jashtë se nuk kishte vende. I pari që foli në këtë takim ishte Taulant Balla, i cili tha se opozita kërkon të pengojë zgjedhjet por ata do të vijojnë me rrugën e tyre drejt 30 qershorit, pasi e kanë detyrim kushtetues dhe janë betuar para qytetarëve. Pas tij foli kandidati për Bashkinë Shkodrës, Valdrin Pjetri që tha se koha e Voltana Ademit ka perënduar dhe ai do të nis ndërtimin e Shkodrës.

Një fjalë të shkurtër pati dhe Erion Veliaj që sulmoi opozitën duke i quajtur “fëmijë të pabindur, që nuk nuk janë gati që marrin pjesë në garë”. Ndërsa më tej transformoi dhe mesazhin e opozitës duke thënë “Rama ik përpara”.

Mes elozheve që thuri për numrin një të PS, Veliaj e ftoi ata për të mbajtur fjalën para socialistëve. Kryeministri në një fjalë të gjatë lëshoi mesazhe kundër opozitës, duke bërë ndarjen “ne dhe ata”. Rama tha se ai dhe ekipi i tij do të vijojnë garën në 30 qershor, pasi kanë përballje me popullin. Me tej ai ka pranuar dhe “vjedhjet” që ka bërë gjatë gjithë qeverisjes së tij, duke ironizuar akuzat e opozitës.  Në fund ai bëri dhe betim para socialistëve pasi tha se do të fitojë betejën që ka me historinë, pasi në karrigen që ka nuk është për pasion dhe për të punuar.

Por zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, pasi këta të fundit dogjën mandatet dhe prej muajsh vijojnë protestat ku kërkojnë një qeveri tranzitore pa kryeministër Edi Ramën, që do t’u mundësonte më pas zgjedhje të lira dhe të ndershme. Paas largimit të opozitës nga Kuvendi vendi është futur në një krizë kushtetuese dhe ende nuk ka marrë një zgjedhje. Opozita është e vendosur që të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa qeveria me mitingun e sotëm tregoi dhe njëeherë se do shkojnë të vetëm në 30 qershor.

(A.B & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj gaz paja ps hap fushaten taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten edi rama erion veliaj gaz paja ps hap fushaten taulant balla zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...