Politike

Pengimi i zgjedhjeve, Rama “kërcënon” opozitën”: As mos e imagjinoni këtë maskaradë, po luani me zjarrin

1 Qershor 2019, 15:53 Nga DOSJA
Pengimi i zgjedhjeve, Rama “kërcënon”

TIRANË- Edi Rama ka kërcënuar dhe njëherë opozitën e cila ka deklaruar se do të pengojë zgjedhjet. Rama tha se  të gjithë do të përfundojnë prapa hekurave dhe po luajnë me zjarrin me këtë që po mendojnë të bëjnë.

Kundërshtari që nuk do zgjedhje, kërkon njerëz lart e eposhtë. Kërkon të bëj një turp që do ta dëmtonte shumë vendin, një turp që do ta damkoste këtë vend në sytë e Evropës, që vetëm armiqtë e Shqipërisë kanë shkruar për shqiptarët, duke thënë se nuk bëjnë dot shtet. Ne ketë turp do ua lëmë atyre. Por askush të mos e imagjinoj dhe jo ta tentojë që të bëjë atë maskarallik, pasi ky ësthë vendi i të gjithë Shqipërisë. Ne do të punojmë fort dhe pa pushim në këto 30 ditë me radhë, për të gjithë njerëzit e këtij vendi. Të dalësh me trup për të penguar zgjedhjet, është një turp, por askush nuk do u ndalojë në të drejtën tuaj. Ne nuk kemi zgjedhur që të qeverisur me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit. Kush gënjehet nga vetpërmbajtja jonë luan me zjarrin. Ne nuk duam të shikojmë asnjënjërin prapa hekurave, që ulërijnë për plakun e marrë që ka frikë, ne do u tregojmë se çfarë parashikon ligji për ata që shkelin ligjin. Ne nuk do lodhemi duke u folur të gjithëve që të mos bëjnë asnjë verpim kundër ligjit”, tha Rama.

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeminsitrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.

(A.B & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...