Politike

Tërmeti, Basha kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme: Duhet vepruar menjeherë

1 Qershor 2019, 15:03 Nga DOSJA
Tërmeti, Basha kërkon të shpallet gjendja e jashtëzakonshme:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për tërmeti që ka rënë sot në Korçë dhe ka kërkuar që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Basha me anë të një reagimi në mediat sociale shkruan se duhet dedikuar urgjentisht fonde për familjet e dëmtuara.

“Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti që goditi në orët e para të mëngjesit rajonin e Korçës. Shumë banorë kanë mbetur në qiell të hapur dhe qindra të tjerë janë në panik se çfarë do të ndodhë me banesat e tyre. Gjithçka kishin ndërtuar me sakrificë të madhe është shkatërruar.

Duhet shpallur menjëherë gjendja e jashtëzakonshme në zonën e goditur dhe duhen dedikuar urgjent fonde për shtëpitë e dëmtuara. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale shteti duhet t’ju ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë. Nuk duhet humbur asnjë çast për shkak të  paaftësisë apo lojrave politike, por duhet vepruar menjëherë dhe me veprime konkrete për të ndihmuar banorët e goditur. Familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve dhe në gjendje tronditje dhe pamundësie totale, shteti duhet t’u ofrojë menjëherë ndihmë financiare dhe ushqim e strehë”, ka qenë ky mesazhi i Bashës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demet e termetit lulzim basha termet ne korce demet e termetit lulzim basha termet ne korce

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...