Politike

Rama hap fushatën dhe i jep mesazhe opozitës: Zgjedhjet janë demokratike, ikët me dëshirë dhe s’ju penguam

1 Qershor 2019, 15:45 Nga DOSJA
Rama hap fushatën dhe i jep mesazhe opozitës: Zgjedhjet janë

TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama ka folur sot gjatë prezantimit të kandidatëve të bashkive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Rama në fjalën e tij ka thënë se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor dhe sot ka nisur maratona e tyre në fushatë.

Më tej numri një i qeverisë shtoi se opozita që ka lënë zgjedhjet është pjesa kryesore, por sërish dhe pa ta zgjedhjet do të zhvillohen.

PJESË NGA FJALA

Sot nis maratona 30 ditore, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mes nesh që duam ta cojmë Shqipërinë përpara, dhe ata që duan ta kthejnë Shqipërinë përpara. Mes nesh që duam një vend demokratik dhe ata që duan pushtet për dhunimin e demokracisë. Sot është 1 qershori dita e fëmijëve dhe ardhmërisë që duam të ndërtojmë përpara. Kemi bërë reforma që askush më parë që nuk guxoi t’i imagjinonte, ishte një detyrim për fëmijët tanë. Këto zgjedhje janë braktisur nga kundërshtarët tanë kryesore politikë.

Kanë frikë nga zgjedhjet, prandaj bërtasin rrugëve kundër zgjedhjeve. Kanë frikë nga frikë nga ballafaqim, prandaj përbetohen se do të përplasen rrugëve. Unë u them shqiptarëve se zgjedhjet janë të çdokujt prej jush. Ata që vendosën që të dalin nga binarët, nuk mund të vensosin përveç vetes së tyre. Zgjedhjet pa opozitën kryesore janë antidemokratike, kur ajo pengohet që mos marrë pjesë në zgjedhje dhe jo kur ajo largohet vet nga to.

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeminsitrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...