Politike

Rama pranon “vjedhjet”: Do i bëjmë më mirë tani që do marrim dhe bashkitë e tjera

1 Qershor 2019, 16:54 Nga DOSJA
Rama pranon “vjedhjet”: Do i bëjmë më mirë tani

Rama ka pranuar “vjedhjet” që ka bërë në qeveri, duke thënë se do vijojnë të vjedhin dhe më shumë tani që do të marrin të gjithë bashkitë.

Do vjedhim në rrugën Milot Balldren, që ata i dhanë vulën autostrada e vdekjes ndërsa ne do ta transformojmë në rrugë me standarde A. Do vjedhim dhe në Lezhë me Pjerinin, pasi të marrim bashkinë. Do vjedhim tamam me Valdrinin, me shëtitoren që do jetë njësoj si Lungomarja e Vlorë. Po si ka mundësi që këta flasin vetëm vetëm vjedhjet.

Po si ka mundësi që sa herë që nis një punë, ata mendojnë vetëm për vjedhje. Por ata sa herë nis një punë mendojnë vetëm për vjedhje, pasi kanë vjedhur në çdo punë që ka bërë. Nuk kanë çfarë të bëjnë, pasi kanë marrë formën e atij që i ka drejtuar për 30 vjet, si gungë dhe gojën e shthurur.”- tha Rama.

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeminsitrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll