Politike

“Ne dhe ata”, Rama nis ndasitë me opozitën: Kanë të drejtë të mos lënë dy gurë bashkë

1 Qershor 2019, 16:50 Nga DOSJA
“Ne dhe ata”, Rama nis ndasitë me opozitën: Kanë

TIRANË- Rama nga hapja e fushatës së Partisë Socialiste, ka dhënë mesazhe kundër opozitës, duke bërë dhe ndarjen mes maxhorancës dhe opozitës. Rama ndau qeverinë nga opozita, në “ne dhe ata”.

Ata kanë të drejtën e tyre të luftojnë qeverinë, kanë të drejtën e tyre të bërtasin në kupë të qiellit, kanë të drejtë të na shajnë dhe të kërkojnë largimin tonë, madje është e drejta e tyre që të mos lënë dy gurë bashkë për të mos çelur ne negociatat. Por ata ta harrojnë se mund të bëjnë ndonjë gjë tjetër vetëm se të vetëvriten me njëri tjetrin. Ata kanë një problem, janë pak ne kemi një avantazh, ne jemi shumë.

Ata janë dembelë dhe nuk punojnë, ne jemi punëtorë dhe të përkushtuar. Ata janë frikacakë dhe të alarmuar nga reforma në drejtësi, ne jemi të vendosur që të bëjmë shtet dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Ata janë në panik dhe i drejtohen dhunës, ne jemi në të drejtën tonë dhe i drejtohemi popullit. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne ky vend nuk ka parë. Kthehuni pak në histori ata kanë prishur, ndërsa ne kemi punuar. Ata kanë bërë pis, ndërsa ne kemi pastruar.”-tha Rama.

Partia Socialiste ka hapur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Edi Rama nga mitingu hapës u shpreh se e kanë detyrim kushtetues të shkojnë në zgjedhje dhe pa opozitën, pasi ato janë demokratike duke qenë se opozita është larguar vet dhe nuk e ka penguar njeri të mos marr pjesë në to. Sot janë prezantuar dhe 61 kandidatët për kryetar bashkie, që për kryeminsitrin do të jetë transformuesit e Shqipërisë.

(A.B & A.S/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten edi rama ps hap fushaten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 zgjedhjet pa opoziten

Sondazh

Poll