Politike

Deputeti i Korçës jep alarmin: Tërmeti ka lënë në qiell të hapur e në mjerin 600 banorë, ndërhyni urgjent

1 Qershor 2019, 14:01 Nga DOSJA
Deputeti i Korçës jep alarmin: Tërmeti ka lënë

KORÇË- Deputeti i qarkut të Korçës që ka dalë nga listat e Partisë Demokratike, Arlind Çaçani, ka ngitur sot alarmin pas tërmetit. Në një reagim në Facebook, Çaçani shprehet se ka një thirrje urgjente për qeverinë dhe Emergjencat Civile.

Ai shton se tërmeti i sotëm ka lënë në qiell të hapur 600 banorë në fshatin Qavzes në Kolonjë.

Thirrje urgjente për qeverinë, si edhe për emergjencat civile. Përveç mjerimit që ka pllakosur në Kolonjë prej kohësh, sot tërmeti ka lënë në mes të rrugës e në qiell të hapur mbi 600 banorë në fshatin Qavzes. Duhet ndërhyrje emergjente për strehim me çadra. Si dhe ndërhyrje të menjëhershme e të gjithë instancave shtetërore për të stabilizuar gjendjen e rëndë, në mënyrë që të evitohen humbjet në jetë dhe në dëme të mëtejshme materiale”, shkruan Çaçani në Facebook.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arlind çaçani demet e termetit deputeti jep alarmin termeti ne korce arlind çaçani demet e termetit deputeti jep alarmin termeti ne korce

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2019, 12:54

TIRANË– Analisti Mustafa Nano ka treguar së fundi emocionet e disa takimeve të veçanta për të. Bëhet fjalë për takimet me ish-kryeparlamentare...