Politike

Situata me zjarret, PD: Rama të mos e përdorë helikopterin për nevoja personale, të ndërhyhet urgjent

3 Gusht 2021, 21:12 Nga DOSJA
Situata me zjarret, PD: Rama të mos e përdorë helikopterin

VLORË– Partia Demokratike e ka cilësuar alarmante situatën në Vlorë, të shkaktuar nga zjarret që janë aktive prej shumë ditësh. Deputeti i zgjedhur, Arbi Agalliu ka publikuar video ku dëgjohet teksa kërkon ndërhyrje nga shteti, duke përmendur edhe videon e publikuar sot ku shihej se kryeministri Edi Rama e kishte vënë në dispozicionin e tij, helikopterin ushtarak.

“Fatkeqësisht situata ka dalë jashtë kontrollit, qytetarët janë në rrezik, pasuria natyrore është në rrezik. Kemi përballë një qeveri të papërgjegjshme që harxhon miliona euro në PPP dhe propagandë, ndërsa lë pa mjetet e nevojshme punonjësit e emergjencave civile në përballjen me zjarrin. Mirënjohje për të gjithë forcat e emergjencës që po përballen me zjarret, ata janë po ashtu të braktisur nga kjo qeveri.

Të gjithë shqiptarët kanë parë sot se si kryeministri përdor helikopterin e ushtrisë për udhëtime personale, ndërkohë që ai helikopter duhej përdorur për të ndaluar zjarret dhe shpëtuar jetë.  Ne jemi pranë qytetarëve në këto momente, iu bëjmë thirrje të jenë të kujdeshëm për jetët e tyre, të largohen nga zonat e rrezikuara deri në kthimin e normalitetit,”- shprehet Agalliu.

Sot u shënua edhe viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arbi agalliu edi rama zjarret ne shqiperi arbi agalliu edi rama zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...