Politike

Berisha ‘non grata’ nga DASH, Grenell: S’e komentoj dot, janë vendime të administratës

3 Gusht 2021, 13:09 Nga DOSJA
Berisha ‘non grata’ nga DASH, Grenell: S’e komentoj dot,

TIRANË– Ish-i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka preferuar të mos e komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur non-grata ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në një intervistë për News24, i pyetur për vendimin e DASH dhe për deklaratën e Berishës për ndikimin e Geoge Soros apo kryeministrit Rama tek Departamenti i Shtetit, Grenell u rezervua në komente.

“Shiko këto janë vendime të administratës së tanishme dhe nuk do i komentoj,”- tha Grenell.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit bashkë me familjen e tij. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i cili njoftoi zyrtarisht se Berisha ka minuar demokracinë dhe se gjatë ushtrimit të detyrës së kryeministrit është përfshirë në afera korruptive dhe ka pasuruar aleatët e tij politikë. Gruaja Liria, vajza Argita dhe djali, Shkëlzeni janë të prekur nga vendimi i DASH. Vetë Berisha e ka konsideruar të pabazë këtë vendim duke kërkuar që SHBA-të të bëjnë publike çdo provë që kanë kundër tij. Ai ka paditur Antony Blinken, Sekretarin Amerikan të Shtetit. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike richard grenell sali berisha shpallet non-grata richard grenell sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll