Politike

“Ballkani i Hapur”/ Richard Grenell: Kosova gaboi që s’mori pjesë, mbështes vizionin e Ramës

3 Gusht 2021, 12:07 Nga DOSJA
“Ballkani i Hapur”/ Richard Grenell: Kosova gaboi që

TIRANË– Pas vizitës në Beograd, ish- i dërguari amerikan Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar dhe me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Në një intervistë ekskluzive për “News24”, Grenell komentoi vendimin e Kosovës për të qenë jashtë iniciativës “Ballkani i Hapur”, ku deri më tani janë bërë pjesë vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Unë mendoj se ai duhet të jetë pjesë e një bashkëbisedimi më të gjerë Ballkanik, dhe ai nuk po e bën këtë. Është gabim i madh. Unë mendoj se Kosova njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende pune, por pa qenë pjesë e këtij diskutimi, ata nuk do të kenë mundësi të jenë pjesë e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në Ballkan dhe as të diskutimeve. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi këtë lidership, Rama e shikon qartësisht se zhvillimi ekonomik, dhe refuzimin e asaj politike, shiko të rinjtë presin që të kenë vende punë, ata duan të shikojnë që industri të reja po vijnë në vendin e tyre, dhe unë mendoj se vizioni që ka kryeministri Edi Rama, është një vizion shumë i mirë për njerëzit, kjo do të thotë një jetë më e mirë për shumë shqiptarë, dhe sigurisht në mbarë Ballkanin,”– tha Grenell.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike open ballkan richard grenell open ballkan richard grenell

Sondazh

Poll