Politike

Erion Braçe revoltohet me Haki Çakon dhe Ramën? Publikon pamjet nga zjarri në Gjirokastër: Ky është krim, ai që e ka vë

3 Gusht 2021, 20:55 Nga DOSJA
Erion Braçe revoltohet me Haki Çakon dhe Ramën? Publikon

GJIROKASTËR- Zëvendëskryeministri Erion Braçe është revoltuar ditën e sotme në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në një postim në Instagram, ai e ka konsideruar zjarrin në fshatin Asim Zenel të Gjirokastrës si të shkaktuar nga dora e njeriut, ndërkohë që nga ana e autoriteteve nuk ka pasur asnjë të prangosur në lidhje me këtë ngjarje.

Sot, Policia njoftoi për arrestimin e tre personave që akuzohen se kanë djegur hektarët e Jugut, konkretisht në qarkun e Vlorës, ndërsa për Gjirokastrën, nuk është bërë me dije asnjë informacion zyrtar. Kjo gjë nënkupton se zjarri në fshatin ku dhe u shënua viktima e parë sot në vend, 60-vjeçari , Andrea Haxhiaj, mund të jetë shkaktuar edhe nga temperaturat e larta.

Por, nga çfarëdo që të jetë shkaktuar zjarri, përgjegjëse për fikjen e tij janë autoritetet lokale me në krye Emergjencat Civile të drejtuara nga Haki Çako dhe vetë ‘shefin’ e Braçes, kryeministrin Edi Rama. Tani, numri DY i qeverisë kërkon të ndëshkohet dikush për këtë zjarr në Asim Zenel, kush do të jetë? Më kë është revoltuar Braçe, me Çakon apo Ramën?

Postimi i plotë:

SHIHENI; KY ZJARR NE ASIM ZENEL ESHTE I VENE ME DORE!
NUK VE DIELLI ZJARR! ESHTE NJE KRIM I RENDE, I NDESHKUESHEM! Te gjitha zjarret ne vend jane vene nga njeriu qe here eshte bari, here eshte bujk, por ne me te shumten eshte kriminel, i qellimte deri ne vrasje!

POOOO AI QE KA VENE ZJARRIN NE ASIM ZENEL ESHTE VRASES PAS NGJARJES TRAGJIKE! Policia njoftoi pak me pare per arrestimin e tre zjarrevenesve te qellimte ne jug te vendit; ILIR SKRAPALLIU-njeri prej zjarrevenesve dhe cilido si ai duhet te paguajne shtrenjte shkrepesen e blere me te lire qe ndezen!

Ne keto ore kam nje lutje; MOS E NDIZ ATE SHKREPSE, NUK ESHTE LOJE, E THJESHTE TA NDEZESH POR ZJARRIN SE KONTROLLON DOT ME FRYME SIC FIJEN E SHKREPESES! Nderkohe, pafund mirenjohes per zjarrefikes, rojtare te pyjeve, ushtare e oficere te forcave te armatosura, pilote, punonjes te emergjencave civile, police, vullnetare! Pune pa cmim!

 

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama erion brace haki cako zjarret ne shqiperi edi rama erion brace haki cako zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...