Politike

I dënuar me 3 vite burg në Greqi! PD kallëzon në SPAK kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj

3 Gusht 2021, 11:49 Nga DOSJA
I dënuar me 3 vite burg në Greqi! PD kallëzon në SPAK kreun

TIRANË– Partia Demokratike ka kallëzuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj. Ky i fundit u la në detyrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pavarësisht shkeljes së bërë në formularin e dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pak javë më parë që Qerimaj të mbajë postin pasi në Shqipëri, sipas dispozitave ligjore për kundravajtjen e kryer në Greqi, dhunë dhe sherr, në Shqipëri do të dënohej vetëm me gjobë. Gjithashtu në favor të tij është shtuar dhe fakti që kurrë nuk ka qenë i ndaluar nga autoritetet greke duke pranuar pohimin e socialistit se nuk ka pasur dijeni për dënimin. 

Qerim Ismailaj ishte ndëshkuar me 3 vite burg në mungesë në Greqi për veprën penale “Konflikti dhe përleshjes”, por në formularin e dekriminalizimit kishte gënjyer dhe nuk e kishte deklaruar këtë dënim. Ismailaj u denoncua nga Partia Demokratike dhe më pas prokuroria nisi hetimet. Ismailaj doli kryebashkiak nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ku garoi vetëm vetë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike akuzat e pd per qerim ismailajt qerim ismailaj akuzat e pd per qerim ismailajt qerim ismailaj

Sondazh

Poll