Politike

Zjarret në vend, Tabaku: Rama e përdor buxhetin si bankomat për PPP korruptive dhe mjetet rrethanore mbeten e vetmja zgjidhje

3 Gusht 2021, 17:37 Nga DOSJA
Zjarret në vend, Tabaku: Rama e përdor buxhetin si bankomat për

TIRANË- Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar pamjet se si banorët dhe efektivët e policisë po punojnë me mjete rrethanore për të shuar flakët. Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se kur buxheti i shtetit përdoret si bankomat për PPP-të, mjetet rrethanore janë të vetmet armë për shuarjen e flakëve. Ajo gjithashtu shkruan se  propaganda e qeverisë nuk i ndihmon as qytetarët dhe as pasuritë natyrore që po shkrumbohen nga flakët. 

Postimi i plotë:

Kur buxhetin e shtetit e përdor si bankomat për klientët e qeverisë dhe PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten arma e vetme e atyre që po luftojnë kundër zjarrit me kurajo dhe vetëmohim.

Propaganda e shtrenjtë nuk i ndihmon qytetarët dhe as pasurinë natyrore që shkrumbohet. Sa herë vendosemi në provë po aq herë dështojmë turpshëm duke shfryrë tullumbacen e gënjeshtrave. Shqiptarët në mëshirën e fatit dhe darrën e korrupsioni që përditë i shtrëngon sot janë vetëm.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku zjarret ne shqiperi jorida tabaku zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...