Videoja e Ramës me helikopterin e ushtrisë, Bardhi: Krim, të hetohet dhe të ndëshkohet
3 Gusht 2021, 19:27Nga DOSJA
TIRANË- Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar lëvizjen e kryeministrit Edi Rama me helikopterë ditën e sotme në Himarë, ndërkohë që vendi është i përfshirë nga flakët. Në një postim në Facebook, Bardhi e ka konsideruar këtë veprim si të turpshëm, të papërgjegjshëm dhe të pafalshëm. Ai shkruan se shqiptarët tashme e kanë të qartë që janë të braktisur nga ky regjim që nuk do t’ia dijë për mirëqenien e tyre.
Postimi i Plotë:
Të përdorësh helikopterin e ushtrisë për udhëtime private, ndërsa vendi digjet dhe mjetet për shuarjen e flakëve janë krejtësisht të pamjaftueshme është e turpshme, e papërgjegjshme dhe e pafalshme! Shqiptarët e kanë të qartë se janë braktisur nga ky regjim që punon vetëm për veten dhe klientët e tij. Një shpërdorim i tillë i burimeve shtetërore, gjatë një emergjence që po kushton jetë dhe po dëmton pasurinë natyrore të vendit, nuk mund të jetë thjesht skandali i radhës, por duhet të trajtohet nga drejtësia si një krim për t’u hetuar dhe ndëshkuar!
Kryeministri Rama ditën e sotme përdori një helikopterë të ushtrisë për tu larguar nga Himara, ndërkohë që disa minuta më parë u shënua viktima e parë nga zjarret në vend. Andrea Haxhiaj mbeti i vdekur të Gjirokastër, nga plagët e marra dhe në mungesë të një mjeti transporti par ta shoqëruar në spital
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Deputetja e zgjedhur nga radhët e PD-së, Jorida Tabaku ka komentuar pamjet se si banorët dhe efektivët e policisë po punojnë me mjete rrethanore pë...
Politike 3 Gusht 2021, 17:28
VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet seriozisht për përballimin e situatës emergjente në vend për shkak të zjarreve. Me...
HIMARË– Një shqiptar i Kosovës, i identifikuar si Bekim Rashiti, me shtetësi zvicerane ka deklaruar publikisht se është dhunuar nga një prej truproja...
TIRANË– Ish-i dërguari amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka preferuar të mos e komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit pë...
TIRANË– Pas vizitës në Beograd, ish- i dërguari amerikan Richard Grenell për bisedimet Kosovë-Serbi ka vizituar Shqipërinë, ku është takuar dhe me kr...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për të huajt”, duke sjellë edhe listën me arsyetimet se përse ka nevojë për r...
VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur lidhur me përballimin e situatës me flakët në vend. Në një intervistë për Report Tv, ai u shpreh s...
Fakte të dala në dritë ditët e fundit hedhin dyshime të forta se helmimi i qytetarëve të Fierit mund të mos ketë qenë aksidental, por i qëllimshëm. MCN publikon...