Politike

60-vjeçari vdiq mes flakëve, Rama: Ngushëllime, humbi jetën në zjarrin e tërbuar, vazhdojmë operacionet

3 Gusht 2021, 20:11 Nga DOSJA
60-vjeçari vdiq mes flakëve, Rama: Ngushëllime, humbi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për familjen e 60-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, i cili humbi sot jetën mes flakëve.

Në një postim në Facebook, kur kanë kaluar më shumë se katër orë nga fatkeqësia që mund të ishte shmangur, Rama publikon një video të helikopterit që është në aksion për të shuar flakët.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër,”- shkruan Rama.

Sot u shënua edhe viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka pësuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andrea haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi andrea haxhiaj viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 3 Gusht 2021, 17:28

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është ...