Politike

3 Gusht 2021, 17:28 Nga DOSJA

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka përdorur helikopterin ushtarak për të udhëtuar drejt Himarës dhe pr tu larguar nga ky vend, në një kohë që Shqipëria është nën pushtetin e zjarreve që kanë shënuar edhe viktimën e parë.

Vetëm pak minuta pasi Andrea Haxhiaj humbi jetën në Gjirokastër, në pamundësinë e një helikopteri për të shuar zjarrin që i përfshiu banesën, kreu i qeverisë po bëhej gati për t’i hipur mjetit fluturues dhe për tu larguar nga Himara.

Pamjet janë publikuar nga Syri.TV dhe i përkasin orës 18:00. Sipas Syri.TV momenti i filmuar tregon Ramën që largohet nga Himara, teksa hipën në helicopter, në stadiumin e zonës.

Sot u shënua viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët. Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka pësuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike andrea haxhiaj edi rama viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi andrea haxhiaj edi rama viktimat e zjarreve ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll