Sport

Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barcelonën, pritet vetëm zyrtarizimi!

2 Gusht 2021, 17:49 Nga DOSJA
Arrihet akordi, Messi rinovon për 5 vite me Barcelonën, pritet

SPANJË– Leo Messi do të qendrojë te Barcelona deri në vitin 2026. Gazeta spanjolle “Sport” njofton se marrëveshja mes yllit argjentinas dhe klubit është një marrëveshje e përfunduar.

Tani topi shkon te presidenti Laporta i cili do të duhet të zvogëlojë faturën e pagave të lojtarëve në mënyrë që kapiteni të nënshkruajë kontratën e tij të re. Negociatat që u zhvilluan muajt e fundit tani janë mbyllur dhe formalizimi pritet në ditët në vijim.

Messi ka pranuar të reduktojë në masën 50% pagën aktuale për të qëndruar te Barcelona, duke rinovuar për 5 vitet e ardhshme. Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona messi barcelona messi

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2021, 12:57

EUROPË– Skuadrat shqiptare do të luajnë mundësitë e tyre në Conference League për të shkuar sa më larg në këtë kompeticion të ri. Skuadra durrsake do të lu...