Bota

Presidenti i Filipinëve bën deklaratën e bujshme: Kam qenë homoseksual si kundërshtari im, por u bëra sërish njeri

31 Maj 2019, 17:39 Nga DOSJA
Presidenti i Filipinëve bën deklaratën e bujshme: Kam qenë

FILIPINE- Presidenti i Filipinëve, Rodrigo Duterte ka bërë deklaratën e bujshme,  gjatë vizitës në Japoni, duke thënë se ai ishte homoseksual para se të njihte gruan e tij dhe pastaj ai “u bë përsëri njeri”.

Mediat filipinase, shkruajnë se Duterte tallet me senatorin Antonio Trillanes IV, kundërshtarin e tij politik duke thënë se lëvizjet e tij tregojnë se ai është homoseksual.

Duterte gjithashtu  “rrëfeu” se ai ishte homoseksual para se të takonte ish-gruan, Elizabeth Zimmerman.

Ju kërkoni ndonjë person homoseksual që sheh Trillanes të lëvizë, ata do të thonë se ai është homoseksual. Nuk është çudi. Gjë e mirë që Trillanes dhe unë jemi të ngjashëm, por unë u shërova“, tha Duterte gjatë një fjalimi të enjten.

Kur fillova një marrëdhënie me Zimmerman, thashë, është kjo. U bëra përsëri një njeri”, shtoi ai.

I shquar për deklaratat kontraverse, Duterte ka folur për prirjet e tij edhe më herët.

Në vitin 2017, ai bëri shaka duke deklaruar se ishte biseksual dhe kështu mund të ‘argëtohej në të dy mënyrat’.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota antonio trillanes japoni rodrigo duterte antonio trillanes japoni rodrigo duterte

Sondazh

Poll