Bota

Maqedonia e Veriut kundërshton korrigjimin e kufijve, Pendarovski: E patolerushme

31 Maj 2019, 14:58 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut kundërshton korrigjimin e kufijve, Pendarovski: E

TIRANË- Ideja për korrigjimin e kufijve apo shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë për presidentin e maqedonisë së Veriut Pendarovski, është e patolerueshme pasi sipas tij një vendim i tillë do të prodhonte gjithmonë probleme mes dy shteteve. Pendarovski tha se institucionet e Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohen në krijimin e kushteve për bashkëjetesë e jo për ndarje.

“Është e patolerueshme që të flitet për një ide të tmerrshme për shkëmbim të territoreve në shekullin 21. Herën e fundit një gjë e tillë ka ndodhur me mbështetjen e fuqive të mëdha para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyetni grekët dhe turqit se si edhe ditëve të sotme kanë pasoja nga shkëmbimi i territoreve. Nuk mund as të mendoj se mund të ndodh diçka më e keqe, se sa dikush të mendojë seriozisht t’i qaset ekzekutimit të një projekti të tillë”-tha Stevo Pendarovski, president i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska thotë se tensionet mes shteteve fqinje ndikojnë negativisht në të gjithë rajonin. Ajo tha se me anëtarësimin në NATO, vendi do të jetë e sigurt nga çfarë do lloj ndikimi nga jashtë.

Këto komente Pendarovski e Sheqerinska i bënë gjatë takimit që presidenti pati në ministrinë e Mbrojtjes me ministren dhe Shefin e shtatmadhorisë së ARM-së.

(Marrë nga Alsat)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut marredhenia kosove-serbi ndryshimi i kufijve stevo pendarovski maqedonia e veriut marredhenia kosove-serbi ndryshimi i kufijve stevo pendarovski

Sondazh

Poll