Bota

E rëndë, gruaja rome dhunohet barbarisht në mes të Ferizajt (Video)

31 Maj 2019, 14:56 Nga DOSJA
E rëndë, gruaja rome dhunohet barbarisht në mes të Ferizajt

KOSOVË- Sulmi që iu bë sërish sot gruas rome në mes të qytetit të Ferizajt, tronditi opinionin për të dytën herë. Gazeta Express ka siguruar pamje të momentit kur gruaja rome goditet në kokë nga një person në qytetin e Ferizajt.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka raportuar se gruan rome tashmë po e mbajnë në stacion policor, duke deklaruar se nuk ka shenja të lëndimeve.

Pak ditë më parë ndaj saj u raportua një sulm i bërë në qytetin e Lipjanës, ku disa persona e kishin rrahur në mënyrë brutale. Por, siç duekt dhuna për shkak të racizmit nuk përfundoi me aq për të, pasi sot  gruaja është sulmuar përsëri në mes të qytetit të Ferizajt nga një person i panjohur.

Në mediet kosovare ka qarkulluar videoja e momentit, ku një person i afrohet dhe e qëllon papritmas në kokë, duke e lënë pa ndjenja në tokë. Siç shihet në video gruaja ka qenë duke ecur në rrugë kur u sulmua në befasi.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ferizaj sulmohet gruaja rome ferizaj sulmohet gruaja rome

Sondazh

Poll