Bota

SHBA/ Eci gjithë natën në këmbë që të arrinte në orar ditën e parë të punës, s’do të besoni çfarë bëri shefi

31 Maj 2019, 07:52 Nga DOSJA
SHBA/ Eci gjithë natën në këmbë që të arrinte

SHBA, Alabama– Kur një makinë studentore e kolegjit Alabama u prish një natë para ditës së tij të parë të punës së re, për të qenë korrekt, Walter Carr eci plot 20 milje në këmbë për gjithë natën që të ishte në kohë.

Carr e filloi udhëtimin rreth orës 11:40 të mëngjesit të ditës së premte dhe arriti në vendin e punës rreth orës 4 të së shtunës. Punonjësi i policies,  Pelham Mark Knighten po bënte rrotullime në makinën e tij patrulluese kur pa Carr-in ulur në tokë, me frymëmarrje të shpejtuar. Polici e pyeti se çfarë kishte dhe Carr i kishte treguar historinë e pabesueshme.

“Më pak se një minutë nga dëgjimi i historisë së tij, ne ishim si, wow, ky djalë duket i vendosur”,- tha Knighten.

Knighten dhe dy partnerët e tij e morën Carr-in në makinë dhe i dhanë një drekë. Pastaj e çuan në një kishë për t’u çlodhur para fillimit të punës së tij në orën 8:00.

Lamey, një grua e cila mësoi për historinë e pabesueshme të Carr, u impresionua nga ai dhe shkruajti disa fjalë të bukura ku vlerësonte djalin për mënyrën e sjellshme dhe të përulur ndërsa kërkonte të realizonte ëndrrën e tij për të punuar.

Nëpërmjet statusit të saj, punëdhënësi i Carr mësoi për historinë e punonjësit të tij dhe vendosi t’i dhurojë një makinë.

Marklin i dha Carrit makinën e tij, një Ford Escape të 2014-ës.

I frymëzuar nga tregimi i Carr, Lamey filloi një fushatë GoFundMe për të ndihmuar atë dhe për të vendosur qëllimin e fushatës në 2.000 dollarë. Që nga e marta në mbrëmje, ajo kishte mbledhur më shumë se 11,000 dollarë.

Burimi: CNN

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota carr eci 20 milje në këmbë shba carr eci 20 milje në këmbë shba

Sondazh

Poll