Bota

Thaçi flet për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë: Nëse s’na duan me dy flamuj në BE, le të shkojmë me një

30 Maj 2019, 19:48 Nga DOSJA
Thaçi flet për bashkimin kombëtar Shqipëri-Kosovë:

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nëse BE-ja vazhdon izolimin e Kosovës, do të shqyrtohet mundësia për veprime institucionale apo referendume për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Thaçi, në “Debat Plus” ka thënë se ideja për korrigjimin e padrejtësive historike për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës kurrë nuk ka qenë më e sensibilizuar deri më tani.

Pas diskriminimit që po i bën Bashkimi Evropian Kosovës, mendoj që ka ardhur koha për hapa konkret, që nëse BE vazhdon me mbylljen e derës, duhet realisht të shkojmë përmes një bashkimi kombëtar, gjithmonë duke përfshirë edhe Preshevën, Medgjevën dhe Bujanocin.

Kjo vonesë e BE, ky poshtërim që i bëhet Kosovës çon drejt mendimit që nëse nuk na duan me dy flamuj, le të shkojmë me një flamuj. BE duhet të ndryshojë, përndryshe kjo rrugë do çojë në një angazhim të dy qeverive në një shtet të përbashkët. BE po e trajton Kosovën si gjysmë shtet. Këtë fyerje ne nuk mund ta përballojmë përgjithmonë, duhet ë lëvizim”, u shpreh Thaçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni bashkimi kosove-shqiperi hashim thaci bashkimi kosove-shqiperi hashim thaci

Sondazh

Poll