Bota

“Njerëz që vijnë nga mali”, BE-ja- kryeministres serbe: Deklaratat fyese nuk na çojnë përpara

31 Maj 2019, 09:28 Nga DOSJA
“Njerëz që vijnë nga mali”, BE-ja- kryeministres

KOSOVË– Bashkimi Evropian ka reaguar pas fjalëve të kryeministres serbe, e cila u shoreh se zyrtarë të Kosovës janë vërtet njerëz të dalë nga mali.

BE-ja i ka konsideruar fyese këto deklarata duke theksuar se ‘retorikat fyese, konfrontuese dhe ndarëse, janë kundër frymës së bashkëpunimit dhe nuk na çojnë përpara’.

“Ngjarjet e ditëve të fundit kanë treguar qartë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, duhet të rezultojë me një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë për normalizim të marrëdhënieve,”- është shprehur Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Brnabiç i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi theksoi se “kjo gjuhë është një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ana brnbic bashkimi europian deklarat e kryeministres serbe hashim thaci ana brnbic bashkimi europian deklarat e kryeministres serbe hashim thaci

Sondazh

Poll