Bota

“Frenimi i imigracionit”/ Trump nuk ndalet, vendos taksa të reja ndaj mallrave të importuara nga Meksika

31 Maj 2019, 12:13 Nga DOSJA
“Frenimi i imigracionit”/ Trump nuk ndalet, vendos taksa të

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 5% në të gjitha importet meksikane për të ushtruar presion ndaj vendit, për të frenuar imigracionin në SHBA, në një veprim të papritur që ka tronditur tregjet.

“The Guardian” shkruan se Presidenti amerikan tha se tarifa do të rritet gradualisht “deri në zgjidhjen e problemit të emigracionit të paligjshëm”. Ai bëri njoftimin nëpërmjet Tëitter pasi u tha gazetarëve të hënën se të enjten se ai po planifikonte “një deklaratë të madhe” që do të ishte “më i madhi” i tij deri tani për kufirin.

Presidenti amerikan e bëri këtë njoftim përmes rrjetit social, Tëitter, pasi tha më herët për gazetarët se do ta japë deklaratën më të rëndësishme deri tash për kufirin.

“Më 10 qershor, Shtetet e Bashkuara do ta vendosin taksën prej 5 për qind ndaj të gjitha prodhimeve që hyjnë në vendin tonë nga Meksika derisa imigrantët ilegalë që vijnë nga ky shtet të ndalen. Taksa do të rritet shkallë-shkallë derisa të zgjidhet ky problem”, shkroi Trump në Tëitter.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar menjëherë presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, i cili ia dërgoi një letër dyfaqëshe presidentit amerikan. “Statuja e Lirisë nuk është një simbol bosh. Pavarësisht respektit të plotë, ndonëse ju keni të drejtë të thoni ‘e bëjmë Amerikën madhështore përsëri’, ky është një mashtrim, sepse drejtësia e përgjithshme duhet të triumfojë”, shkruhet në letrën e presidentit Obrador.

Por udhëheqësi meksikan ishte i hapur lidhur me krizën, ku theksoi se: “Presidenti Trump, problemet sociale nuk zgjidhen me tatime apo masa shtrënguese,” tha ai, duke mbrojtur trajtimin e administratës së tij për çështjen e emigracionit.

Mijëra persona mbeten të bllokuar në shtetin jugor të Chiapas,pasi nuk mundën të marrin dokumentet e emigracionit, ndërsa azilkërkuesit e SHBA duhet të presin në qytetet kufitare të Meksikës derisa  situata e tyre të zgjidhet nga drejtësia amerikane.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump emigracioni i paligjshëm tarifa ndaj mallrave te meksikes donald trump emigracioni i paligjshëm tarifa ndaj mallrave te meksikes

Sondazh

Poll