Bota

Eksperti i OKB-së: Julian Assange po torturohet psikologjikisht në burg

31 Maj 2019, 11:59 Nga DOSJA
Eksperti i OKB-së: Julian Assange po torturohet psikologjikisht në

Nils Melzer i kërkoi Britanisë të mos ekstradojë themeluesin e WikiLeaks, duke paralajmëruar se të drejtat e tij njerëzore do të shkelen dhe se ai nuk është i aftë për t’u gjykuar.  Ai gjithashtu akuzoi disa shtete demokratike se në një përpjekje të përbashkët po e torturojnë psikologjikisht Assange në burg.

Një zëdhënës i ministrisë së drejtësisë tha se Britania e Madhe nuk mori pjesë në torturën ndaj tij. Gjykatësit ishin të pavarur nga qeveria dhe të gjithë të dënuarit kishin të drejtën e apelimit, shtoi zëdhënësi. Assange, 47-vjeç, po lufton kundër ekstradimit në SHBA lidhur me akuzat që lidhen me sekretet qeveritare.

Ai kërkoi azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në vitin 2012, ku qëndroi deri në arrestimin e tij pak muaj më parë.(Lexo këtu)

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka ngritur 17 akuza të reja kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange, i cili po përballet me ekstradimin nga Mbretëria e Bashkuar. (Lexo këtu)

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota julian assange julian assange ne burg julian assange julian assange ne burg

Sondazh

Poll