Ushqimi dhe mungesa e familjes, Sadiku tregon pse çdo gjë shkoi ters në Bolivi: U sëmura dhe nuk arrita dot të…
29 Korrik 2021, 11:50Nga DOSJA
BOLIVI-Armando Sadiku nuk do të jetë më pjesë e Bolivar. Sulmuesi shqiptar i ka dhënë fund aventurës dhe po bëhet gati të rikthehet në Europë. Futbollisti u prezantua në janar si blerje e bujshme, por në fakt rezultoi një dështim.Sulmuesi 30-vjeçar nuk i bindi tifozët dhe gjatë qendrimit të tij në tokën boliviane zhvilloi 15 ndeshje duke shënuar vetëm dy gola.
Një episod që ndoshta e largoi atë nga klubi ishte në ndeshjen ndaj ëilsterman kur Sadiuku humbi 11-m. Lojtari ka treguar aventurën me skuadrën e Bolivar dhe arsyeja pse çdo gjë shkoi keq.“Këtu më ndodhi çdo gjë e keqe. Kështu është, përfundoi gjithçka. U sëmura. Nuk isha kurrë në 100%”, shpjegoi Sadiku arsyen se pse nuk ia doli që të shprehej në maksimum te Bolivar ku do të kujtohet vetëm për dy golat e tij në kampionat.
Ai ka treguar se mungesa e familjes së tij në La Paz, ia kishte bërë gjithçka më të vështirë dhe ambientimi me lartësinë kishte qenë një problem më vete. Një sëmundje në stomak pasi nuk u përshtat me ushqimin, ndikoi të gjithë përgatitjet e tij.“Të them të vërtetën, mua më ndikoi shumë lartësia, nuk u përshtata kurrë këtu.
Më ndodhën të gjitha gjërat më të këqija, u sëmura, nuk dhashë kurrë 100% dhe për këtë më vjen keq. Bolivar është një klub i madh, shpresoj që të shpallen kampionë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër, më vjen keq që nuk mund të jepja gjithçka, por kështu janë gjërat”, theksoi sulmuesi i cili u kërkoi falje edhe tifozëve që nuk kishte mbajtur dot premtimet.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
JAPONI-Fabio Fognini u eliminua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në Lojërat Olimpike të Tokios. Italiani u mund në tre sete nga Daniil Medvedev, numri 2...
JAPONI-Një nga imazhet që po habit dhe trondit ambjentin sportiv në Lojërat Olimpike Tokio 2020 është momenti kur trajneri Claudiu Pusa godet me shpulla xhudist...
ITALI – Juventusi njofton, se tuniziani i skuadrës U-23, Hamza Rafia, i cili po stërvitet me ekipin e pare të bardhezinjve, ka rezultuar pozitiv me Covid,...
ANGLI-Chelsea është në kërkim të një sulmuesi, drejtuesit e klubit londinez janë përpjekur për Kane dhe Haaland por pa sukses. Tani vëmendja është te Romelu Luk...
SPANJE – Leo Messi, bashkë me familjen e tij, të mërkurën në mesditë është kthyer në Barcelonë. Pasi ka kaluar dy muaj midis pushimeve dhe “Copa America”, tani ...
JAPONI-Argjentina i dha lamtumirën Lojërave Olimpike Tokio 2020 duke barazuar 1-1 me Spanjën dhe duke përfunduar e treta në Grupin C, me kundërshtarë si Egjipti...
TORINO-Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas rikthimit të tij në Torino. Portugezi ka publikuar një foto në italisht në rrjetet e tij sociale, shoqëruar ...
RUSI-Ekziston një problem te Milan për të arritur te Nikola Vlasic.Në fakt, Zenit Shën Petersburg ka vendosur një ofertë prej 25 milionë euro për ta rrëmbyer ng...
SPANJE – Rast i ri pozitiv te Real Madrid. Gjithashtu edhe David Alaba dje ka rezultuar pozitiv me Covid. Ky është lojtari i dytë i infektuar, pas rastit të Kar...