Sport

“Pafshim vëllezër të vegjël”, lojtarët e Brazilit tallen me eleminimin e Argjentinës në Lojërat Olimpike

29 Korrik 2021, 08:59 Nga DOSJA

JAPONI-Argjentina i dha lamtumirën Lojërave Olimpike Tokio 2020 duke barazuar 1-1 me Spanjën dhe duke përfunduar e treta në Grupin C, me kundërshtarë si Egjipti dhe Australia. Përfaqësuesja iberike e mbylli grupin në vendin e parë dhe tani do të luajë ndaj Bregut të Fildishtë, ndërsa Egjipti do të përballet me Brazilin.

Disa nga lojtarët e përfaqësueses së “Selecaos” ishin të pranishëm në ndeshjen e Argjentinës dhe në fund të 90 minutave, futbollistët brazilian filluan talljet në rrjetet sociale.

“Pafshim vëllezër të vegjël”, shkruan Douglas Luiz në një foto të publikuar, ku shfaqen Matheus Cunha, Reinier dhe Richarlison, duke përshëndetur me dorë.Kjo festë vjen pas disa javësh kur Argjentina, me skuadrën e madhe fitoi ndaj Brazilit trofeun e Copa America në “Maracana”, shtëpinë e 5 herë kampionëve të botës.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentina brazil tokio 2020 argjentina brazil tokio 2020

Sondazh

Poll