Sport

Lojërat Olimpike/ Tronditëse!!! Trajneri godet me shpulla sportisten e tij, xhudistja habit: Ia kërkova unë

29 Korrik 2021, 10:16 Nga DOSJA
Lojërat Olimpike/ Tronditëse!!! Trajneri godet me shpulla sportisten e

JAPONI-Një nga imazhet që po habit dhe trondit ambjentin sportiv në Lojërat Olimpike Tokio 2020 është momenti kur trajneri Claudiu Pusa godet me shpulla xhudisten gjermane Martyna Trajdos. Para se sportistja të përballet me kundërshtaren hungareze Szofi Ozbas, trajneri gjerman fillon ta tundë fort pastaj i jep disa shuplaka në fytyrë.

 

 

 

A post shared by Martyna Trajdos (@martyna_trajdos)

E gjitha ndodh brenda pak sekondave, por ato janë të mjaftueshme që të bëhen virale dhe,mbi të gjitha, bëri që Federata të paralajmëroj trajnerin.Pse veproi kështu? Çfarë mund të shkaktojë një reagim të tillë? Çfarë nevoje kishte ai për të përdorur ato metoda shumë të shpejta dhe të dhunshme? Ky nuk është një gjest impulsiv apo një akt zemërimi. Gjithçka është e planifikuar. Në të vërtetë, është rezultat i një kërkese specifike nga xhudistja gjermane.

“Mos u shqetësoni. E gjitha është normale – ishin fjalët e gjermanes -. është rituali që zgjedh para ndeshjes.Trajneri im bëri vetëm atë që i kërkova. Ju lutem mos e ofendoni “. Ishte postimi i xhudistes në Instagram.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lojerat olimpike martyna trajdos tokio 2020 lojerat olimpike martyna trajdos tokio 2020

Sondazh

Poll