Sport

VIDEO/ “Je pederast”, tenisti italian eleminohet nga Lojërat Olimpike dhe bërtet me zë të lartë, kapet edhe me&

29 Korrik 2021, 11:20 Nga DOSJA
VIDEO/ “Je pederast”, tenisti italian eleminohet nga Lojërat

JAPONI-Fabio Fognini u eliminua në raundin e 16-të të turneut të tenisit në Lojërat Olimpike të Tokios. Italiani u mund në tre sete nga Daniil Medvedev, numri 2 ATP. Por lajmi është tjetër, tenisti nga Liguria është bërë protagonist për keq, diktuar nga adrenalina dhe tensioni, duke përdorur terma të papranueshme. Pasi humb pikën e fundit, tenisti zemërohet duke bërtitur me zë të lartë. “Ju jeni një pederast”, italiani nuk zemërohet me askënd, as me arbitrin dhe as me kundërshtarin, por vetëm me veten e tij.

Pastaj kthehet te djaloshi që mban topat dhe i thotë në italisht, “ma jep këtë top”, e hedh në anën tjetër të rrjetës dhe humbet mundësinë të shënojë pikë. “Ti je pederast sepse duhet ta hedhësh mbi rrjetë”. Fognini mund të ketë zbrazur zemërimin e tij në shumë mënyra dhe gjithçka do të ishte kthyer në një dinamikë normale të tenisit, por italiani zgjodhi shprehjen e gabuar.

Per chi avesse dubbi sulle parole di Fognini#giochiolimpici pic.twitter.com/r06LJqycHC

— timmita (@timmita13) July 28, 2021

Në rrjetet sociale, tenisti i kërkoi falje komunitetit LGBT: “Isha shumë i nevrikosur, por nuk doja të ofendoja askënd. Unë e dua komunitetin LGBT dhe ju kërkoj falje për marrëzitë. Tani po shkoj në krevat sepse është natë në Tokio, ju përqafoj”. Ishte mesazhi i tenistit italian.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fabio fognini lojerat olimpike tokio 2020 fabio fognini lojerat olimpike tokio 2020

Sondazh

Poll