Sport

Zenit prish merkaton e Milanit, kuqezinjtë ishin pranë firmës me mesfushorin, por klubi rus ofron…

29 Korrik 2021, 08:22 Nga DOSJA
Zenit prish merkaton e Milanit, kuqezinjtë ishin pranë firmës me

RUSI-Ekziston një problem te Milan për të arritur te Nikola Vlasic.Në fakt, Zenit Shën Petersburg ka vendosur një ofertë prej 25 milionë euro për ta rrëmbyer nga CSKA e Moskës. Vlasic nuk ka dyshime, qëllimi i tij është të transferohet te Milan, por para një propozimi të tillë, moskovitët mund të joshen.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e CSKA-së po mendojnë seriozisht të lënë pas rivalitetin dhe të sakrifikojnë yllin e skuadrës për të mbushur arkat e klubit.
Kjo është arsyeja pse Milan tani është i detyruar t’i japë një përshpejtim negociatave.

Maldini dhe Massara vazhdojnë të këmbngulin huazim me të drejtë blerje,ndërsa rusët kërkojnë që në marrëveshje të paraqitet me detyrim blerje.Vullneti i lojtarit, i cili gjithmonë është tërhequr nga ideja për të luajtur në Serie A, mbetet çelësi për të luajtur me kuqezinjtë. Ajo që, në fund, mund të jetë vendimtare.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milan vlasic zenit milan vlasic zenit

Sondazh

Poll