Sport

Abramovich dërgon djalin e tij në Milano për Lukakun, oferta për sulmuesin e Interit shkon deri në…

29 Korrik 2021, 09:34 Nga DOSJA
Abramovich dërgon djalin e tij në Milano për Lukakun, oferta

ANGLI-Chelsea është në kërkim të një sulmuesi, drejtuesit e klubit londinez janë përpjekur për Kane dhe Haaland por pa sukses. Tani vëmendja është te Romelu Lukaku. Corriere della Sera shkruan se presidenti i klubit Roman Abramovich ka dërguar djalin e tij për të filluar negociatat me klubin e Interit dhe vetë lojtarin.

Fillimisht oferta mendohet të jetë 100 milionë euro, por kjo shifër mund të shkojë deri në 130 milionë. Belgu e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Inter. Aktualisht lojtari fiton 7.5 milionë euro në vit, ndërkohë që Chelsea ofron për lojtarin 10 milionë në vit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport abramovich chelsea lukaku abramovich chelsea lukaku

Sondazh

Poll