Sport

VIDEO / Leo Messi zbarkon në Barcelonë, por pa kontratë…

29 Korrik 2021, 09:27 Nga DOSJA
VIDEO / Leo Messi zbarkon në Barcelonë, por pa kontratë…

SPANJE – Leo Messi, bashkë me familjen e tij, të mërkurën në mesditë është kthyer në Barcelonë. Pasi ka kaluar dy muaj midis pushimeve dhe “Copa America”, tani ai shpreson të zgjidhë nënshkrimin e kontratës së tij të re.

Sulmuesi argjentinas, pas një fluturimi nga Republika Dominikane, është ulur në terminalin korporativ të aeroportit ‘El Prat’, në prani të agjentëve privatë të sigurisë Mossos d’Esquadra dhe Barça.

“Cadena COPE” ka qenë stacioni i vetëm i pranishëm në terminal, në të cilin një automjet privat priste ardhjen e Messit, i cili nuk u është përgjigjur asnjë prej pyetjeve nga shtypi, megjithëse ai ka firmosur fanelën e një tifozi.

Pyetja e madhe është, nëse Leo Messi do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Barcelonën, ao jo. I larguar nga 25 maji me lejen e klubit, Leo Messi zbarkon në Barcelonë, pa kontratë. Tani, ai shpreson të zgjidhë nënshkrimin e kontratës së tij të re.

Lionel Messi ka zbarkuar në Barcelonë si një lojtar i lirë, para se të shkojë përsëri në pushime. Ndërkohë, në mjedisin katalan thuhet, se ylli argjentinas do ta nënshkruajë javën e ardhshme kontratën e re në ‘Camp Nou’.

? Leo Messi acaba de aterrizar en Barcelona junto a su familia

? Se marchó el 25 de mayo, ha disputado la #CopaAmerica y regresa a España sin contrato

? @victor_nahe pic.twitter.com/aA94vgki0k

— Tiempo de Juego (@tjcope) July 28, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aeroportit ‘el prat camp nou copa america leo messi republika dominikane aeroportit ‘el prat camp nou copa america leo messi republika dominikane

Sondazh

Poll