Sport

Jo vetëm Benzema, por edhe Alaba pozitiv me Covid-19

29 Korrik 2021, 05:42 Nga DOSJA

SPANJE – Rast i ri pozitiv te Real Madrid. Gjithashtu edhe David Alaba dje ka rezultuar pozitiv me Covid. Ky është lojtari i dytë i infektuar, pas rastit të Karim Benzema, aktualisht i karantinuar në Lyon. Kjo u njoftua nga vetë klubi spanjoll, përmes një shënimi të postuar në faqen e tij.

Siç raportohet nga ‘Marca’, Alaba nuk mori pjesë në seancën stërvitore të mëngjesit. Ai u shoqërua në spital për një tampon molekular, pasi ai i kryer në qendrën sportive Valdebebas kishte dhënë një rezultat të dyshimtë. Testi i dytë konfirmoi infeksionin me Covid, të futbollistit austriak, i cili tani do të kalojë periudhën e izolimit në hotel.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport david alaba karim benzema marca real madrid david alaba karim benzema marca real madrid

Sondazh

Poll