Sport

“I lumtur që kthehem të stërvitem”! Ronaldo e tha fjalën e tij në italisht, tani e ardhmja e portugezit varet n

29 Korrik 2021, 08:42 Nga DOSJA
“I lumtur që kthehem të stërvitem”! Ronaldo e tha

TORINO-Cristiano Ronaldo thyen heshtjen dy ditë pas rikthimit të tij në Torino. Portugezi ka publikuar një foto në italisht në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me foton e parë të sezonit të ri. “I lumtur që kthehem të stërvitem”, ishte mesazhi i Ronaldos, i cili ende pret të zgjedh të ardhmen e tij.

Hipoteza e një largimi ende nuk është hedhur poshtë plotësisht nga drejtuesit e Juventusit, me PSG -në që vazhdon të monitorojë situatën, gati për të shkuar më tej në rast të lamtumirës së Mbappe.

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Në realitet, do të varet nga takimi ballë për ballë që portugezi do të zhvillojë me Allegrin, të dy janë rigjetur pas dy sezonesh dhe tashmë kanë folur, por portugezi është i shqetësuar për të kuptuar se çfarë plane ka në mendje tekniku toskan për të, i cili duket se është i tentuar për ta vendosur atë si një pikë referimi në qendër në një 4-2-3-1.

Kjo është arsyeja pse mesazhi social i CR7 mund t’i drejtohet në mënyrë indirekte teknikut, me idenë e gatishmërisë në dispozicion të tij në këtë fillim sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll