Sport

Alarm nga temperaturat e larta, largohet nga ndeshja tenistja Badosa…

29 Korrik 2021, 05:22 Nga DOSJA
Alarm nga temperaturat e larta, largohet nga ndeshja tenistja Badosa…

JAPONI – Një i sëmurë tjetër në parkun e tenisit ‘Ariake’ në Tokio. Pas alarmit të ngritur nga Daniil Medvedev ditët e fundit, sot ishte tenistja spanjole Paula Badosa, që ra viktimë e një sëmundjeje, si pasojë e temperaturave të larta.

Ajo u largua nga fusha në një karrige me rrota, pasi u tërhoq nga ndeshja çerekfinale kundër Marketa Vondrousova, për shkak të goditjes nga nxehtësia. La Badosa gjithashtu është tërhiqur nga konkurrimi çift i përzier, me partnerin Pablo Carreno Busta.

Në këto kushte, organizatorët tani kanë vendosur të shtyjnë orarin e ndeshjet nga e enjtja, për të mbrojtur lojtarët nga nxehtësia dhe lagështia ekstreme.

Gjatë ndeshjes së raundit të 1/16-tave kundër Fabio Fognini ishte Daniil Medvedev ai që protestoi për kushtet e lojës. Ai kërkoi ndërhyrjen e fizioterapistit dy herë dhe kur gjyqtari Carlos Ramos, e pyeti nëse mund të vazhdonte të luante, ai u përgjigj: “Unë mund ta përfundoj lojën, por mund të vdes dhe nëse vdes, a do të jeni ju përgjegjës?”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport daniil medvedev marketa vondrousova pablo carreno busta paula badosa daniil medvedev marketa vondrousova pablo carreno busta paula badosa

Sondazh

Poll