Sport

Kanoistja: “Babai im është në mesin e gjyqtarëve, por sot ai është një grua”

29 Korrik 2021, 04:58 Nga DOSJA

JAPONI – “Kjo është një histori që tregon barazinë gjinore. Babai im Duncan ishte gjyqtar ndërkombëtar në Lojërat “Rio 2016” dhe ai u konfirmua për në këtë rol edhe në “Tokyo 2020″. Surprizë… ai tani është një grua!”.

Këto janë fjalët në rrjetet sociale, ku kanadezja Haley Daniels njoftoi se sot, në testet e kanoe në sllallom në të cilat ajo merr pjesë, Kimberly do të jetë në mesin e gjyqtarëve: pioniere e gjyqtarëve transgjinorë në Lojëra.

Kimberly, në “Rio 2016”, quhej Duncan dhe ishte babai i Haley. Ndërsa ajo u shndërrua në një grua, duke përfituar nga shtyrja njëvjeçare e Lojërave, shpjegon:

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë të shihesha si grua. Tani kështu është dhe falënderoj vajzën time Haley, e cila gjatë karrierës së saj si sportiste, ka luftuar gjithmonë për barazinë gjinore dhe të drejtat e njerëzve si unë.

Po, unë jam një pioniere. Unë jam 1.80 i gjatë, kam duar të mëdha dhe luaj futboll, por tani, me kalimin viteve, unë kam humbur shumë masë muskulore. Gjëja e rëndësishme është që njerëzit të shprehin atë që janë në të vërtetë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport duncan haley daniels kimberly quhej duncan rio 2016 duncan haley daniels kimberly quhej duncan rio 2016

Sondazh

Poll