Sport

Trajneri i Caljes, Gerald Toska: “Ekipi kombëtar nuk ishte pa trajner, s’u bë hataja pse mungova unë. Ju tregoj arsye

28 Korrik 2021, 20:59 Nga DOSJA
Trajneri i Caljes, Gerald Toska: “Ekipi kombëtar nuk ishte pa

TIRANË – Jehona e suksesit të Briken Caljes në olimiadën e Tokios ka qenë po aq pozitiv sa edhe rezultati që atë e shndërroi në sportistin më të mirë të historisë së sportit shqiptar.

Megjithatë fakti i humbjes së medaljes për një 1 kg të vetëm, ka lënë të kuptohet që veç ndonjë gabimi të sportistit, të ketë qenë edhe mungesa e një trajneri që në një sport si ky, herë pas here konsultohet me sportistin për të hartuar një strategji, për mënyrën e garimit.

Në Tokio, Calja, në vend të trajnerit të tij ka marrë presidentin e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, i cili duket të ketë kryer edhe rolin e mbështetësit moral me dokumente, por edhe të trajnerit të sportistit në momentet të garës.

Dosja.al ka kontaktuar me trajnerin e Briken Caljes, Gerald Toska dhe e ka pyetur rreth mungesës së tij në këtë Olimpiadë, në aktivitetin më të madh sportiv.

Mesazhi i plotë i trajneri Toska

“Përshëndetje! Un kam katër vjet që stërvis Briken Caljan, në këo katër vjet kemi marrë shumë tituj si kampion Evrope, nënkampion Evrope dhe medalje bronzi në botëror dhe në këto lojëra olimpike isha pjesë e stafit të Brikenit, por mosprania ime në këto lojëra ishte për arsye se personat që do të shkonin në Olimpiadë, ishin të limituar për shkak të pandemisë. Ekipi kombëtar nuk ishte pa trajner, ne vendosëm me Brikenin që në këte garë të shoqerohej dhe nga Presidenti i Federatës meqë është dhe ish-peshëngrites. Kjo nuk është një hata e madhe, ne duhet të shikojmë përpara se të tjera sfida na presin, faleminderit.”

(B.T/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport briken calja elez gjoza gerald toska briken calja elez gjoza gerald toska

Sondazh

Poll