Politike

Kërkesa për heqjen e vizave për shqiptarët, Shehu: Është tragjike, Rama të dorëhiqet

31 Maj 2019, 11:36 Nga DOSJA
Kërkesa për heqjen e vizave për shqiptarët, Shehu:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me kërkesën zyrtare të Holandës për anulimin e vizave për shqiptarët.

Në një status në rrjetin social Facebook Shehu shkruan se në një vend tjetër të botës, në një rast të tillë qeveria nuk do të qëndronte as 24 orë, por do të ishte dorëhequr.

“Tragjike!!!! Zyrtarizohet kerkesa e Hollandes per bllokimin e levizjes se lire per shqiptaret. Kjo Qeveri nuk duhet te qendroje as 24 ore!!!
Doreheqja e menjehereshme do te kishte ndodhur ne cdo vend tjeter! Ndryshe….,”– shkruan Shehu.

Ditën e sotme, Holanda i ka dërguar zyrtarisht Komisionit Europian kërkesën për të rivendosur regjimin e vizave me Shqipërinë. Në kërkesë thuhet se shqiptarët kanë bërë që Holanda të ketë frikë nga krimi shqiptar, duke rrezikuar sigurinë kombëtare. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike holanda kërkesa e holandës për të rikthyer vizat tritan shehu vizat per shqiptaret holanda kërkesa e holandës për të rikthyer vizat tritan shehu vizat per shqiptaret

Sondazh

Poll