Politike

Hapja e negociatave, Gutting: Shqipëria ka ende punë, dialogoni. Molotovët nuk japin zgjidhje

31 Maj 2019, 10:23 Nga DOSJA
Hapja e negociatave, Gutting: Shqipëria ka ende punë, dialogoni.

GJERMANI– Politikani i CDU-së ka reaguar në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Olav Gutting, politikani gjerman thekson se Shqipëria ka bërë avancime.

Ai shprehet se Shqipëria ka një rrugë të gjatë përpara dhe se politikanët duhet të dialogojnë për të zgjidhur mos-marrëveshjet e brendshme. Përsa u përket protestave, Gutting thekson se molotovët nuk japin zgjidhje.

“Përshëndes përparimin e Shqipërisë. Shqipëria ka bërë një progress të prekshmë dhe në këtë fazë meriton mbështetje dhe respekt.

Mos-marrëveshjet e brendshme janë shqetësuese. Duhet të kemi kujdes në momentin që japim këshilla në lidhje me datën e zhvillimit të zgjehdjeve”- thotë Gutting ndër të tjera.

Deklarata e plotë e Gutting

Shqipëria: Bashkëpunimi Ekonomik, Raporti i Progresit i Komisionit Evropian dhe zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Para së gjithash Shqipëria është miku dhe partneri ynë dhe nuk do ta harrojmë kurrë se shqiptarët janë njerëzit më pro BE-së në rajon, bazuar në të gjithë anketat e Bashkimit Europian.

Kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë për perspektivën që ka në anëtarësimin e Bashkimin Europian.

Ne kemi investuar që ky vend të bëjë progras të mahnitshmë, nga diktatura u anëtarësua në NATO dhe tashmë është kandidat për futjen në BE.

Së dyti, ne duhet të jemi më të ndjeshëm teksa dërgojmë mesazhe nga Gjermania. Mosmarrëveshjet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm në momentin që japim këshilla në lidhje me datën e zgjedhjeve.

Mund të themi vetëm se largimi nga parlamenti dhe hedhja e molotovëve nuk është opsion. Kjo është edhe e gabuar dhe nuk përputhet me vlerat tona. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debateve parlamentare dhe jo përmes luftimeve në rrugë.

Së treti, ne duhet të përshëndesim përparimin e Shqipërisë bazuar në Komisionin e BE. Merreni me shumë përgjegjësi rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë.

Në do të analizojmë gjithçka më vonë, por aktualisht di të them që Shqipëria ka një progres të prekshëm. Për më tepër ju duhet dialog brenda palëve.

Dua të përgëzoj të gjithë njerëzit dhe autoritetet shqiptare për përpjekjet dhe arritjet. Që kanë bërë. Ata kanë ende një rrugë të gjatë përpara dhe problem mjaft serioze për të zgjidhur.

Por në këtë fazë Shqipëria meriton respektin tonë dhe të plotë mbështetje.

Një ditë më parë grupi CDU/CSU reaguan në lidhje me hapjen e negociatave pë Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat nënkryetari Johann David Wadephul shpjegoi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë lloj kushti për hapjen e negociatave.

Komisioni Europian shpalosi progres-raportin për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Njësoj si vitin e shkuar edhe këtë vit, rekomandimi i KE për Këshillin e Europës ishte pozitiv. Eurodeputetët dhe raportuesit për Shqipërinë në PE apeluan për më shumë vëmendje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Eduart Kukan bëri thirrje që BE të ndërhyjë për krizën politike në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike negociatat me be-në olav gutting politikani i cdu-se per shqiperine negociatat me be-në olav gutting politikani i cdu-se per shqiperine

Sondazh

Poll