Politike

Vasili: Shpërthen autotransformatori në Tiranë, pritet një dimër pa drita

31 Maj 2019, 10:16 Nga DOSJA
Vasili: Shpërthen autotransformatori në Tiranë, pritet një

TIRANË– Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka bërë një denoncim në rrjetet sociale.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se ka shpërthyer autotransformatori në nënstcionin e OST-së në Tiranë dhe pritet një dimër pa drita.

Sipas Vasilit në sistemin energjitik po ndodhin çdo ditë e më tepër katastrofa për shkak të lagimit të profesionistëve nga puna.

Ish-kreu i grupit parlamentar shkruan më tej se pasojat do t’i vuajnë qytetarët pasi instalimi i një nënstacioni të ri kërkon 8 muaj kohë.

Statusi i Petrit Vasilit

SKANDALI.Shperthen autotransformatori,nyje kyçe transformimi,pritet dimer pa drita!!!

Largimi i profesionisteve ne sistemin energjitik po sjell katastrofa teper te renda per qytetaret dhe per financat e shtetit.

Rasti me i fundit pak ore me pare eshte: Shperthimi i Autotransformatorit 320 MVA, AT 1 ne Nenstacionin e OST, Tirana 2.

Arsyeja e ketij shperthimi eshte se nuk reagon mbrojtja e linjes Tirana 2 – Podgorice dhe per kete shkak tensioni kalon vleren 445kV.

Ne kete menyre Shqiperia humbet nje nga nyjet me te rendesishme te transformimit

Nyja doli nga puna per shkak te operimit te Sistemit ne nivele absolutisht te palejuara te Tensionit

Kjo ka sjelle per pasoje demtimin e izolacionit dhe ka sjelle renien ne lidhje te shkurter

Autotransformatori qe ka shperthyer eshte prodhim Italian I kompanise Tamini

Ky Nenstacion mjaft i rendesishem eshte ndertuar ne vitin 2011.

Pasoja qe bie mbi qytetaret eshte se gjate dimrit ata do jene pa drita,pasi instalimi i nje nenstacioni te ri kerkon rreth 8 muaj kohe.

Problemi po mbahet fshehur nga qeveria.

Presim tani te degjojme shpjegimet e cmendura te keyeministrit,por perpara cdo gjeje presim te na shpjegoje se si u larguan profesionistet duke lene sistemin ne duart e sharlataneve,pasojat e te cileve i vuajme ne te gjithe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike petrit vasili shperthimi i autotransformatorit sistemi energjitik petrit vasili shperthimi i autotransformatorit sistemi energjitik

Sondazh

Poll