Politike

Kërkesa drejtuar KE për vizat, Ambasada Holandeze: S’ka panik, shqiptarët mund të lëvizin pa viza brenda Shengen

31 Maj 2019, 11:32 Nga DOSJA
Kërkesa drejtuar KE për vizat, Ambasada Holandeze: S’ka panik,

TIRANË- Ambasada holandeze në Shqipëri ka qetësuar të gjithë qytetarët shqiptarë pas kërkesës që ky vend dorëzoi sot në Komisionin Europian. Në një reagim për mediat, ambasada thotë se ky veprim është vijim i mocionit të kaluar në parlamentin holandez më 16 prill.

Më tej, ambasada sqaron se derisa të ketë një përgjigje nga Komisioni Europian, shqiptarët do të vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

Reagimi i plotë:

Parlamenti Hollandez i kërkoi Qeverisë hollandeze në datën 16 Prill të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.  Për ta ekzekutuar këtë mocion, qeveria Hollandeze i dërgoi një letër njoftuese Komisionit Europian në datën 31 Maj.

Në këtë letër, Komisionit i kërkohet të shqyrtojë informacionin e dërguar nga Hollanda dhe në konsultim me vendet anëtare të vendosë në lidhje me nevojën për të vepruar.

Hollanda e vlerëson bashkëpunimin konstruktiv dhe të vazhdueshëm me qeverinë dhe autoritetet shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar. Të dyja vendet po punojnë në fuqizimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi.

Në vijim të letrës njoftuese, Komisioni Europian do të vlerësojë nëse do të ketë nevojë për të ndërmarrë veprim. Komisoni do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi.

Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: qytetarët shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në zonën Shengen për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe prej 180 ditësh.

Ditën e sotme, Holanda i dërgoi një kërkesë zyrtare KE-së ku i kërkonte riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada holandeze rikthimi i vizave nga holanda ambasada holandeze rikthimi i vizave nga holanda

Sondazh

Poll