Politike

Berisha denoncon: Ja si kunati i Ulsi Manjës zhvati 30 milionë vetëm me dieta

31 Maj 2019, 06:45 Nga DOSJA
Berisha denoncon: Ja si kunati i Ulsi Manjës zhvati 30 milionë

Tiranë- Një ditë më parë ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebookut denoncimin e një punonjësi në drejtorinë e Tatimeve Tiranë. Në denoncimin që te Berisha thuhet se  11 punonjës të Tatimeve në Tiranë kanë përfituar rreth 30 milionë lekë dieta në mënyrë joligjore.

Theksohet se gjatë kësaj periudhe drejtor ka qenë Adrian Shehu, kunati i deputetit socialist Ulsi Manja.

Postimi i plotë:

Ja si vjedhin dhe me dieta narkotatimorët.

“Përshëndetje doktor! Dua të denoncoj një rast korruptiv në drejtorine rajonale tatimore Tiranë, si më poshtë: 11 punonjëse (femra) të Drejtorisë së Hetimit Tatimor në kohën kur ishte drejtor Adrian Shehu (kunati i Ulsi Manjës) në periudhën nëntor-dhjetor 2018. Punonjëset e mësipërme kanë përfituardieta shërbimi në mënyrë të padrejtë me vlerën rreth 3 milionë lekë të reja, gjoja për monitorim në rrethin e Korçës. Do doja të mbetesha anonimat,flm.”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike adrian shehu sali berisha ulsi manja adrian shehu sali berisha ulsi manja

Sondazh

Poll