Politike

Protesta te Bregu i Lumit/ Balliu dorëzon në Prokurori video-t: Policia dhunoi qytetarët, asnjë i shoqëruar

31 Maj 2019, 08:02 Nga DOSJA
Protesta te Bregu i Lumit/ Balliu dorëzon në Prokurori video-t:

Tiranë- Mëngjesin e sotëm ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka dorëzuar në Prokurori disa prova sipas tij për dhunën e Policisë dhe aktet e paligjshme ndaj banoreve te Bregut të Lumit. Ai theksoi se nuk ka asnjë të shoqëruar nga personat, pra policët që dhunuan qytetarët.

“Dorëzova foto dhe video që policia  e  shtetit ka dhunuar qytetarët. Sot për shkak të politizimit të policisë së shtetit, sot policia është ndarë në polici shteti dhe polici pushteti. Policia sot është e dehur dhe dhunon qytetarët shqiptarë. Duhet të themi se ka edhe policisë te ndershëm që zbatojnë këto urdhra.  Sot akoma është në punë shefi i komisarit numër 4 që dhunoi gruan. Besimi im është një dhe i vetëm, ne me çdo mënyrë dhe çdo mjet do t’i dalim në mbrojtje qytetarëve.  Nga dhuna nuk ka asnjë të shoqëruar“, u shpreh ai.

Kujtojmë që në përballjen e fundit mes policisë dhe banorëve pasi përplasje. Madje shefi i Komisariatit numër 4 dhunoi një grua. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta te bregu i lumit klevis balliu protesta te bregu i lumit

Sondazh

Poll