Politike

Akooli te Drejtoria e Policisë, Lleshaj i përgjigjet PD-së: Edhe sikur të kishte, s’justifikon hyrjen e ish-deputetëve me

31 Maj 2019, 10:48 Nga DOSJA
Akooli te Drejtoria e Policisë, Lleshaj i përgjigjet PD-së: Edhe

Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, akuzat  e ish-deputetëve të PD-së se uniformat blu ishin duke pirë alkool, i ka mohuar. (lexo këtu)

“Është e pavërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë. Barriera etike dhe morale pengon të prekësh punonjësin e policisë. Të qenit deputet nuk u jep asnjë të drejtë të prekin punonjësit e policisë.”, u shprehur Lleshaj në një intervistë në Abcnews.

Biseda:

Mirela Milori: Çuarja në prokurori e 6 ish-deputetëve të PD, ka pasur një video që ka qarkulluar, sekretari i përgjithshëm në PD Gazmend Bardhi tha se deputetëve u është ndaluar të hyjnë në polici, ka pasur një tension verbal por përfaqësuesit e uniformave të policisë janë gjetur duke konsumuar pije alkoolike në ambientet e brendshme të drejtorisë së policisë.

Sandër Lleshaj: Në fakt ish deputetët kanë shkuar vetë në prokurori sepse vetë kanë shkuar edhe në polici. Besoj që opinioni publik është i qartë për pamjet, për fat është i dokumentuar me video. Kemi të bëjmë me një akt të paprecedentë dhune që ushtrohet nga jo vetëm deputetë, por dhe ish-ministra që kanë paturpësinë të prekin punonjësit e policisë të cilët i kanë pasur vartës. Ai gjest është i pajustifikueshëm dhe i turpshëm. Polici ka për detyrë të mbrojë atë institucion.

Mirela Milori: Pretendohet se është konsumuar alkool në ambientit e institucionit është e vërtetë?

Sandër Lleshaj: Është e pavërtetë, por edhe sikur të ishte e vërtetë nuk justifikon hyrjen me dhunë në institucionin e policisë. Barriera etike dhe morale pengon të prekësh punonjësin e policisë. Të qenit deputet nuk u jep asnjë të drejtë të prekin punonjësit e policisë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alkool në polici alkool në polici

Sondazh

Poll