Politike

PD dhe LSI s’i binden KQZ-së, dorëzojnë listat me komisionerë pranë KZAZ-ve

31 Maj 2019, 09:00 Nga DOSJA
PD dhe LSI s’i binden KQZ-së, dorëzojnë listat me

Tiranë- PD dhe LSI kanë dorëzuar lista me  komisonerë pranë KZAZ-ve duke mos iu bindur kështu vendit të KQZ-së, që ato parti politike që nuk marrin pjesë në zgjedhje nuk do të ketë komisonerë më 30 qershor.

Duhet të themi se pak ditë më parë KQZ vendosi që partitë që nuk janë regjistruar në zgjedhjeve nuk do të komisionerë më 30 qershor. Mësohet se dorëzimi i listave është bërë sot në ditën e fundit të afatit të tyre.

Kujtojmë që pak ditë më parë Partia Demokratike dhe LSI ankimuan vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për komisionerët në zgjedhje. Ato dorëzuan padinë në Kolegjin Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku kërkojnë rrëzimin e vendimit të KQZ-së. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debatet ne kqz pd dhe lsi dorëzojnë listat me komisionerë pd lsi s'i binden kqz-së debatet ne kqz pd dhe lsi dorëzojnë listat me komisionerë pd lsi s'i binden kqz-së

Sondazh

Poll